Pacolli për aksidentet në trafik: Rrugët e Kosovës pa mirëmbajtje, janë në gjendje katastrofale - NACIONALE

Pacolli për aksidentet në trafik: Rrugët e Kosovës pa mirëmbajtje, janë në gjendje katastrofale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shprehur i shqetësuar me gjendjen e rrugëve në Kosovë.

Ai ka dhënë shifra të aksidenteve të trafikut, ku gjatë 24 orëve kanë ndodhur 62 aksidente.

Pacolli ka thënë se shkaku i aksidenteve është mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dhe gjendja katastrofale e tyre.

“Nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka bërë thirrje ndaj qeverisë që të veprojë teksa ka shktuar se nga viti 2020 nuk ka mirëmbajtje të rrugëve.

“Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve.” – përfundon shkrimi i Pacollit.

Statusi:

Lajme të ngjashme