Aksidentet e trafikut në Kosovë - Pasojat e “projekteve rrugore për vota e mbi baza politike” - NACIONALE

Aksidentet e trafikut në Kosovë - Pasojat e “projekteve rrugore për vota e mbi baza politike”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Çdo ditë raportohet për aksidente të komunikacionit në Kosovë. Fatkeqësisht javëve të fundit ka pasur edhe aksidente me fatalitet.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti figurojnë 1.549 aksidente të komunikacionit, 5 aksidente fatale e 5 persona të vdekur.

Ndërsa për muajin shkurt të 2023-tës raportohet për 1.180 aksidente trafiku, 8 ksidente fatale e 13 persona të vdekur.

Sa i përket vitit 2022, për periudhën janar-dhjetor sipas Policisë së Kosovës në total kanë qenë 20.794 aksidente, 95 aksidente fatale e 106 persona të vdekur.

Eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku në një intervistë për Nacionale thekson se edhe faktorët ekonomiko-social e faktorët psikologjik ndikojnë në mënyrë indirekte në mosrespektimin e rregullave të komunikacionit.

Sipas tij, shteti e mbikqyrësit e rrugëve duhet të fokusohen tek mirëmbajtja e sinjalizuesëve në rrugë.

Sa i përket gjobave, Bunjaku thotë se gjobitja e qytetarëve në komunikacion nuk po ka efekt, ani pse në disa raste çmimi i tyre është shumë i lartë.

Tutje, thekson se duhet të kontrollohen edhe autoshkollat e njësia e patentshoferëve. Gjithashtu, sipas tij e udhës do të ishte që të formohet një grup i profesionistëve e të bëjnë monitorimin e rrugëve ku po shkaktohen më së shumti aksidente.

“Duhet të ushtrojmë kontrollë pak më të madhe nëpër autoshkolla se qysh është duke u bërë edukimi i shoferëve të ri. Të monitorohet pak më tepër njësia e patentshoferëve. Të formohet një ekip i njerëzve që e njohin mirë profesionin e sigurisë në komunikacionëve dhe të bëhet monitorimi i segmenteve, rrugëve ku janë në problematike, qoftë për qarkullim qoftë me shtimin e aksidenteve”.

Intervista e plotë:

Lajme të ngjashme