Pacolli ia refuzon propozimin Lajçakut për dinarin: S’ka kompromis - NACIONALE

Pacolli ia refuzon propozimin Lajçakut për dinarin: S’ka kompromis

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur për çështjen e Rregullorës së BQK-së, e cila ndalon dinarin serb si monedhë ditore në Kosovë.

Ajo ka komentuar edhe propozimin e Miroslav Lajçakut, ndërmjetësues i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Tëvë 1, Pacolli ka thënë se nuk ka kompromis të mundshëm në këtë drejtim.

“Nuk ka kompromis të mundshëm në këtë drejtim, për shkak se nuk ka çfarë kompromisi të bëjmë. Ne po mundohemi të gjejmë rrugë legale se si mund t’i sjellë Serbia paratë. Nuk po diskutohet këtu vendimi i Bankës Qendrore, sepse ai vendim tashmë është marrë dhe nuk është në diskutim, por po diskutohet për rrugët të cilat duhet t’i ndjek Serbia që t’i dërgojë paratë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme