Pacolli i ftuar në festën e fitores së Trump, publikon pamjet - NACIONALE

Pacolli i ftuar në festën e fitores së Trump, publikon pamjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar pamje nga festa e fitores së Donald Trump, kandidatit republikan që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pacolli në një shkrim në Facebook, ka thënë se kjo ishte një ndjenjë e veçantë.

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shretit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veqantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe.” – ka shkruar ai.

Ish-presidenti Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kur janë numëruar shumica e votave, sipas projeksionit të televizionit CNN, republikani ka 276 vota të Kolegjit Zgjedhor, gjashtë më shumë se minimuni i kërkuar për shumicë.

Lajme të ngjashme