Paçarizi në fshatin e tij të lindjes: Këtu është përfaqësuar diplomacia e UÇK-së
Kandidati për deputet i PDK-së, Fetah Paçarizi, mbrëmë ishte në fshatin e tij të lindjes në Dragobilin.
Ai shkruan:
"Në fshatin tim të lindjes, në Dragobilin ku është përfaqësuar diplomacia e UÇK-së e janë marrë shumë vendime të rëndësishme për çlirimin e Kosovës.
Në Dragobilin e shumë luftëtarëve, dëshmorëve e martirëve, pata një pritje vëllazërore e madhështore dhe një përkrahje të madhe e të pakontestueshme për mua si kandidat për deputet për PDK-në dhe Kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza.
Faleminderit të gjithëve!"
(Elektorale)