Pa pretendimeve të Hasanit, Prokuroria autorizon nisjen e hetimeve mbi vërtetësinë e diplomës së Pukës - NACIONALE

Pa pretendimeve të Hasanit, Prokuroria autorizon nisjen e hetimeve mbi vërtetësinë e diplomës së Pukës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshon autorizim për fillimin e hetimeve mbi vërtetësinë e diplomës së Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Autorizimi ka ardhur pas pretendimeve të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

“Prokurori i shtetit, ka përcjellë me vëmendje deklarimin e ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani, të dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i transmetuar me datë 25.02.2026, i cili ndër të tjera ka deklaruar se për rastin e denoncuar nga ana e tij, nuk është ftuar nga prokuroria. Marrë parasysh këtë rrethanë, sot me datë 26.02.2026, Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të ngritura nga z. Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit”, është thënë në komunikatën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme