“Pa njohje reciproke, s`mund të ketë normalizim”: Bajrami i kundërpërgjigjet Hillit - NACIONALE

“Pa njohje reciproke, s`mund të ketë normalizim”: Bajrami i kundërpërgjigjet Hillit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se nuk mendon që Serbisë do t`i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Bajrami ka shkruar se po njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim të raporteve në mes të dy vendeve.

“Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme