OVL e UÇK-së: Të shkarkohet Dimal Basha, kërkimfalja nuk mjafton - NACIONALE

OVL e UÇK-së: Të shkarkohet Dimal Basha, kërkimfalja nuk mjafton

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata e veteranëve të luftës, ka reaguar ndaj kërkimfaljes së kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, për të cilën thonë se ‘nuk mjafton’.

“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë” – thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, ku kërkohet shkarkimi i Dimal Bashës.

Reagimi i plotë:

Kërkimfalja e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, nuk mjafton.

Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë.

Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Lajme të ngjashme