Nuk reagon si Qeveria: Presidentja Osmani i jep merita popullit të Kosovës për liberalizim të vizave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për miratimin në Parlamentin Evropian të liberalizimit të vizave, çka shënon hapin e fundit në aspektin e votimeve në lidhje me këtë proces.
Osmani për dallim prej Qeverisë, e eksponentëve të tjerë, meritat nuk i ka adresuar te ndonjë grupacion politik, parti a Qeveri. Sipas Osmanit, merita është e popullit të Kosovës, përkatësisht, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave.
Tutje Osmani këtë vendim e ka quajtur fitore jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë demokracinë dhe unitetin e Evropës.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.
Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha