Osmani uron festen e Bajramit: Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin - NACIONALE

Osmani uron festen e Bajramit: Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festen e Fitër Bajramit.

Në urimin e saj, ajo ka uruar që kjo ditë të shërbejë për t`u ofruar me njëri-tjetrin.

Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza”, është thënë në urimin e Presidentes.

Ajo është lutur për pranimin e sakrificave të besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit.

Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, është thënë në urimin e shefes së shtetit.

Lajme të ngjashme