Osmani uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen Kryetare të Kuvendit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në postin e Kryetares së Kuvendit, si dhe nënkryetarët për përgjegjësinë e marrë nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.
Osmani theksoi se Kuvendi është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve, duke shprehur besimin se udhëheqja e re do ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi, në respektim të Kushtetutës dhe në shërbim të interesit të Republikës.
Ajo ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik dhe avancimit të agjendës euroatlantike, duke uruar suksese në detyrën e re shtetërore.