Osmani thirrje për të votuar për Albinën dhe Familjen Kelmendi: Forca drejtë fitores
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për të votuar Albina Kelmendi dhe familjes e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Osmani ka shpërndarë një fotografi nga Eurovisioni dhe ka kërkuar votën për Shqipërinë.
“Sonte të gjithë në mbështetje të Albina Kelmendi dhe familja Kelmendi. Forca drejtë fitores.” – ka shkruar Osmani.
Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë performuar në skenën e Eurovisionit në Liverpool, ku nga aty kanë marrë shumë duartrokitje dhe brohoritma nga publiku.
Albina dhe familja e saj dolën të 10-tit në skenën e Eurovisionit, duke kënduar këngën e tyre “Duje”.
