Osmani takon zëvendëssekretarin e Shtetit: Kosova qëndron krah për krah me ShBA-të - NACIONALE

Osmani takon zëvendëssekretarin e Shtetit: Kosova qëndron krah për krah me ShBA-të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau.

Ajo ka falënderuar diplomatin amerikane për pritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Ëashington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme