Osmani takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për zhvillimet e fundit në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se Osmani dhe Wigemark kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual.” – thuhet në njoftim.
Tutje nga njoftimi u bë e ditur se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.
