Syla: Veç Burdushin e ka arrestu Qeveria e Kurtit, askënd tjetër
Analisti Valon Syla ka thënë se me këtë perfomanc të Qeverisë Kurti, as punëtorin teknik në shkollën e mesme nuk mund me arrestu.
Sipas Sylës, i vetmi njeri i madh dhe i famshëm që është arrestu nga Qeveria Kurti është Burdushi.
“Mbajeni në mend me këtë perfomanc qeveritare, as korrilin e shkollës së mesme, gjimnazit “Xhevdet Doda”, nuk munden me lidh, le më ndonjë kënd tjetër më të madh. Njërin më të madh që Qeveria Kurti e ka arrestu është Burdushi. Njeri më i famshëm në Kosovë që e kanë arrestu është Burdushi. Për çka? Për nxhi. A jemi këtu në kohën e mesjetës tu i kallë shtrigat se Burdushi paska bo fall a? Po ka bo edhe mashtrim, ku jon ata peshqit e mëdhenj? S’ka. Burdushi është më i famshëm.” – ka thënë Syla në T7.
