Osmani takohet me Presidentin e Letonisë, u bisedua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Osmani takohet me Presidentin e Letonisë, u bisedua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Ergils Levits.

Osmani ka bërë të ditur se ka falënderuar Levits për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën.

Falënderova Presidentin Egils Levits për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur të Letonisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Në një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm e në veçanti gjatë presidencës letoneze të Këshillit të Evropës me qëllim të avancimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.” – ka shkruar Osmani.

Osmani dhe Levits u takuan gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Lajme të ngjashme