Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend - NACIONALE

Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Presidenca përmes një komunikate, ka bërë me dije se Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier.

Në takim është folur për zhvillimet e fundit në vendit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme