Osmani sërish shkon në Amerikë: Njofton për takim me senatorin Thom Tillis
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar sërish në Amerikë.
Këtë ajo e ka bërë të ditur në rrjete sociale, ku ka njoftuar për një takim me senatorin republican Thom Tillis.
Njoftimi:
Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.
Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.
Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.