Osmani publikon fotografi nga “Defender Europe”: Kosova me krenari po qëndron me ShBA-në dhe aleatët tjerë
Ka nisur stërvitja më e madhe ndërkombëtare ushtarake, “Defender Europe ’23”, në Prishtinë e cila do të zgjasë deri më 2 Qershor.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka publikuar disa fotografi në profilin e saj zyrtare në Facebook, ku ka shkruar se Kosova me krenari sot qëndron me ShBA-të dhe aleatët e tjerë si nikoqire në Defender Europe 2023.
“Kosova sot me krenari qëndron me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të tjerë si nikoqire e Defender Europe 2023! Forca jonë qëndron në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet kudo në botë.”- ka shkruar Osmani.
