Osmani: Progresi i arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, hap në interes të rajonit - NACIONALE

Osmani: Progresi i arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, hap në interes të rajonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur progresin e arritur dje në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky progres paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.

“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit. Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, inkurajojmë hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kontribuar në çdo mënyrë të mundshme”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme