Osmani pret në takim presidentin e Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ky takim është realizuar për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Për Ditës e Çlirimit, institucionet e Kosovës do të organizojnë një ser aktivitetesh.
Në orën 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Ceremonia kryesore do të mbahet në sheshet e Prishtinës, ku parakalimi i Forcave të Sigurisë dhe Policisë do të nisë në orën 12:00 nga objekti i Qeverisë deri te shesh “Zahir Pajaziti”.
Në këtë paradë pritet të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.
Aktivitet për nder të kësaj dite do të organizohen edhe në qytet tjera.
Në orën 14:00 në Ferizaj do të zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Më pas, në ora 17:00, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri do të kenë pritje shtetërore në nder të 25-vjetorit..
Ndërsa, nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të ketë koncert festiv publik.