Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për zhvillimet në vend
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Presidenca përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky ka qenë takim i rregullt.
Mes tjerash, është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.
