Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për aplikimin e Kosovës në BE dhe situatën në veri - NACIONALE

Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për aplikimin e Kosovës në BE dhe situatën në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në veri të vendit dhe aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka dhënë disa detaje rreth këtij takimi.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.” – ka shkruar ajo.

Në fund, është bërë e ditur se kanë diskutuar edhe për zhvillimet në veri të vendit.

“Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme