Osmani pranon çmimin “M100 Media Award” nga Gjermania - NACIONALE

Osmani pranon çmimin “M100 Media Award” nga Gjermania

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani e ka pranur këtë të enjte çmimin për media të njohur si “M100 Media Aëard” në Potsdam të Gjermanisë.

Asaj çmimin ia dha ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rudolf Scharping.

“M100 Media Aëard” i është ndarë presidentes Osmani nga bordi këshilldhënës i “M100 Sanssouci Colloquium”, një konferencë kjo ndërkombëtare e gazetarëve që mbahet çdo vit në Postdam të Gjermanisë, nga viti 2005. Anëtar i Bordit është edhe Ëolfgang Ischinger, ish emisar i BE-së për Kosovën në bisedimet post Ahtisaari mes Kosovës e Serbisë.

Lajme të ngjashme