Osmani për Masakren e Reçakut: Makineria e dhunës ua këputi jetën veç se ata ishin shqiptarë
Në 24-vjetorin e Masakres së Reçakut në akdamedimë përkujtimore, presidentja Vjosa Osmani tha se 45 civilët e masakruar trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit.
“Jemi mbledhur sërish për të përkujtuar krimet monstruoze të 15 janarit të vitit 1999 në Reçak, të cilat shërbyen si një moment i kthesës historike. Jo se vetëm aty mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore por që shënoi edhe një moment në të cilën vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo masakër shënon kthesën historike, e cila sipas saj e zgjoi vëmendjen ndërkombëtare.
“Sot kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm sepse ata ishin shqiptarë, sepse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha viktimat gjithandej Kosovës, bëhet synimi ynë më i madh më i rëndësishëm. Sepse historia e secilit prej tyre, është historia e Kosovës”, tha presidentja.
E Drejtuesit e institucioneve të Kosovës iu kundërvunë Serbisë edhe në ceremoninë përkujtimore në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Në këtë ceremoni, krerët e shtetit kundërshtuan tendencat e Serbisë për mohimin e masakrës së Reçakut.