Osmani për marrëveshjen me Serbinë: Në dokument i referohet ‘’të zhdukurit me dhunë’’ - NACIONALE

Osmani për marrëveshjen me Serbinë: Në dokument i referohet ‘’të zhdukurit me dhunë’’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja, Vjosa Osmani, duke komentuar edhe përplasjet e fundit Kosovë-Serbi për çështjen e të pagjeturve dhe termin që është vendosur në marrëveshjen e Ohrit, i thaRTV21 se në dokument që i është dorëzuar nga Bashkimi Evropian thuhet: ‘’persona të zhdukur me dhunë’’ dhe ashtu siç pretendon Serbia.

‘’Dokumenti që ne e kemi parë dhe që është dorëzuar nga Bashkimit Evropian i referohet të dhukurve me dhunë, ky është edhe term që përdoret në konventat ndërkombëtare. E dyta, në duhet të jemi të vetëdijshëm se jo gjithcka është sqaruar në takimin e 27 shkurti dhe në takimin e 18 marsit në Ohër, rrjedhimisht edhe ka nevoj për takime shtesë në të cilat edhe do të determinohet sekuancimi i zbatimit të kësaj marrëveshje. Çka është me rendësi është se të gjitha nenen kanë rendësi të barabart ashtu sic e thotë edhe vet aneksi dhe mund të intepretohen në menyrë të pavarur. Ajo që ne insitojmë vazhdimisht është që pavarësisht veprimeve të Serbisë sepse si presidente nuk kam pritje se do ta respektojnë fjalën e dhënë sepse nuk kanë respektuar asnjëherë me apo pa nënshkrim. Mirëpo cka pres është se zotimet e aleatëve tanë që do ta përkrahin Kosovën në rrugën euroatlantike të realizohen dhe kemi besim të plotë në këtë’’. ka thënë Presidentja.

Kujtojmë se për të njejten çështje, zv Kryeministri Bislimi ka thënë se mbetet të zbulohet në takimin Kurti-Vuçiq.

Lajme të ngjashme