Osmani: Patëm rritje ekonomike dyshifrore pas pandemisë - NACIONALE

Osmani: Patëm rritje ekonomike dyshifrore pas pandemisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani e cila po përballet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Këshill të Sigurisë në OKB, ka thënë se Kosova po lulëzon si në sundim të ligjit, ashtu edhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Madje, Osmani dha edhe shifra për zhvillmin ekonomik të Kosovës ku deklaroi se Kosova përjetoi "rritje ekonomike dyshifrore pas pandemisë".

“Si një vend që po lulëzon, sundimi i ligjit është bërthama e sipërmarrjeve tona institucionale, siç e dëshmojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Përpjekjet na janë njohur nga indiciuesit ndërkombëtar prestigjiozë. Vetëm 16 vite jemi vendi më pro-BE; e dimë që anëtërësimi ynë aty i shërben paqes globale dhe sigurisë... Patëm rritje ekonomike dy shifrore pas pandemisë.” – ka thënë Osmani

Lajme të ngjashme