Osmani pas takimit me ministrin e Jashtëm grek: Diskutuam për procesin e dialogut me Serbinë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Osmani ka thënë se me ministrin grek kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës e Greqisë.
Presidentja tutje ka shtuar se Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Mirëprita sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në vizitën e tij të gjashtë në Republikën e Kosovës.
Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike.