Osmani para Hovenier për Ditën e Presidentit: Festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes Kosovës e ShBA-ve - NACIONALE

Osmani para Hovenier për Ditën e Presidentit: Festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes Kosovës e ShBA-ve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier e me fëmijët e shkollës “Xhemajl Mustafa” shënuan Ditën e Presidentit.

Osmani teksa po mbante fjalimin e saj pranë shtatores së ish Presidentit amerikan Bill Clinton tha se ky i fundit u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vëshitra.

Tutje Osmani është shprehur se së bashku me ambasadorin Hovenier festuam edhe lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës e ShBA-ve.

Postimi i plotë i Osmanit

Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë.

Lajme të ngjashme