Osmani nuk e komenton dështimin e konstituimit të Kuvendit - NACIONALE

Osmani nuk e komenton dështimin e konstituimit të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas homazheve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në ‘Velani’, Osmani u pyet lidhur me ndërprerjet e seancave.

Por, ajo tha se në ngjarje si këto – ku nderohen dëshmorët – nuk mund të flitet për çështje politike.

“Ju e dini që e kemi një praktikë që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk përziejmë tema politike me këtë nderim”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme