Osmani në një vjetorin e pushtimit të Ukrainës: Ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999, sot janë në krah të Putinit - NACIONALE

Osmani në një vjetorin e pushtimit të Ukrainës: Ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999, sot janë në krah të Putinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Krerët e shtetit të Kosovës sot kanë pritur gazetarët ukrainas të cilët janë duke u strehuar në Kosovë, në shënimin e një vjetorit të luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalimit të sajë para gazetarëve ukrainas, presidentja Osmani, ka shprehur përkrahjen për Ukrainën si dhe ka kërkuar që të punohet ngusht për të arritur paqe.

“Lufta e paprovokuar në Ukrainë tregon për rrezikun nga regjime autoritare si ai i Putinit që kërkon zgjerimin e fuqisë, ndikimit dhe territorit duke cenuar të drejtat dhe sovranitetin e kombeve të tjera, e duke kryer krime të llahtarshme për t’i arritur këto qëllime. Në duhet të jemi unikë dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për t’i minuar vlerat dhe parimet tona evropiane. Për më tepër, duhet të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të pamundësuar ndikimin e autokratëve dhe për ta mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku kombet e shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar njëri-tjetrin,”- ka deklaruar Osmani.

Madje Osmani, ka akuzuar presidentin serb Alexander Vuçiq, se është duke i qëndruar afër presidentit rus Putin, në të njëjtën mënyre siç i kishte ndenjur afër Slobodan Millosheviqit.

“Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës duke na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj. Për vitin 1999 në Kosovë dhe ky vit që po e lëmë pas në Ukrainë duhet të na mësojë edhe shumë mësime të tjera. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë se kush ishin ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999 e që qëndrojnë në krah të Putinit sot në vitin 2023, e të kuptojmë njëherë e mirë se ata që avokojnë për gjenocid njëherë, nuk mund të shndërrohen në agjentë të paqes asnjëherë.’’- tha Osmani.

Lajme të ngjashme