Osmani në kampin Bondsteel për drekën e Krishtlindjeve: Lidhja me ShBA-në është më e fortë se kurrë - NACIONALE

Osmani në kampin Bondsteel për drekën e Krishtlindjeve: Lidhja me ShBA-në është më e fortë se kurrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët në Kampin Bondsteel për drekën tradicionale.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se lidhja në mes Kosovës dhe ShBA-ve është më e fortë se kurrë, duke treguar se gjatë vizitës ishte e shoqëruar edhe nga amabasadori i ShBA-ve, Jeff Hovenier.

“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hovenier në Camp Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolli mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja e Kosovës me ShBA-në është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme