Presidentja në Austri, Kurti në Slloveni: Çka duhet të dimë? - NACIONALE

Presidentja në Austri, Kurti në Slloveni: Çka duhet të dimë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Austri e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Slloveni. Kështu është agjenda e dy udhëheqësve të vendit. Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023, ndërsa kryeministri Kurti në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Çka duhet të dimë?

Presidentja Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Austri, ku do të marrë pjesë në Formuin Evropian Alpbach 2023.

Osmani para nisjes së Fromuit ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka bërë të ditur se është takuar me disa të rinj shiptarë në alpet austriake.

Një mëngjes frymëzues në Alpet austriake me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptarë para Forumit Evropian Alpbach 2023.” – ka shkruar ajo, duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi me ta.

Ndërkohë, Zyra e Presidentes ka dhënë detaje më shumë për Forumin, ku ka theksuar se Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit.

Sipas Zyës së Presidentes, Forumi fokuroshet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit.

Në këtë Forum, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.” – thuhet në njoftim.

Si zakonisht, në Austri ajo do të takohet edhe me diasporën.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej.” – theksohet në komunikatë.

Kryeministri Kurti

Në anë tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është jashtë Kosovës. Ai ka udhëtuar për në Slloveni dhe pritet të marrë pjesë në Forumin e Bled-it.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti sonte do të merr pjesë edhe në një dark pune të shtruar nga kryeministri slloven, Robert Golob.

Ndërkaq, nesër ai do të jetë pjesë e një paneli ku janë edhe liderë të tjerë të rajonit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.” – bëhet e ditur.

“Takimi”

Kryeministri, Albin Kurti do të ketë mundësi të “takohet” edhe me kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kohëve të fundit nuk kanë pasur raportet të mira.

Mostakimi i Kurtit me Ramën në Prishtinë, ka “acaruar” edhe më shumë raportet mes tyre dhe Forumi i Blend-it ndoshta mund të jetë një mundësi për takim mes tyre.

Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, megjithatë dihet që Kurti është kritikuar edhe për pjesëmarrjen në darkën në Greqi, pasi në këtë darkë nuk ishte i ftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Lajme të ngjashme