Osmani merr pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit - NACIONALE

Osmani merr pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar aktivitet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka treguar se ka marrë pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se në këtë panel ishte ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

“Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit 🇺🇸 Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme