Osmani me Komandantin e KFOR-it për Urën e Ibrit, i çon mesazh edhe Qeverisë - NACIONALE

Osmani me Komandantin e KFOR-it për Urën e Ibrit, i çon mesazh edhe Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Suksesi afatgjat e i qëndrueshëm (në hapjen e Urës së Ibrit) arrihet gjithnjë bashkë me aleatët”.

Ky është mesazhi që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket t’i ketë dërguar qeverisë kosovare rreth hapjes së Urës së Ibrit pavarësisht gjithçkaje dhe si nismë më vete. Osmani këtë mesazh e dha pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Utulash.

Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të ngjashme