Osmani lavdëron kandidatët për deputetë të degës së LDK-së në Fushë Kosovë: Linda dhe Lati janë rritur me LDK-në - NACIONALE

Osmani lavdëron kandidatët për deputetë të degës së LDK-së në Fushë Kosovë: Linda dhe Lati janë rritur me LDK-në

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka lavdëruar dy kandidatët për deputetë të kësaj dege.

Pasi miratimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Osmani ka vlerësuar se Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci Lati janë rritur me LDK-në duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për këtë parti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata fillimisht kanë dhënë kontributin e tyre në Forumin e Rinisë e pastaj strukturat e Degës së LDK-së, duke u zgjedhur direkt nga votat e qytetarëve si anëtar të Kuvendit Komunal të Fushē Kosovës.

“Sonte në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm u miratuan edhe dy kandidaturat e propozuara nga Dega e Lidhjes Demokratike në Fushë Kosovë: 1. Mirlinda Krasniqi; 2. Laureat Gojnovci

Linda dhe Lati janë rritur me LDK-në duke dhënë një kontribut të pazavendësueshëm fillimisht në Forumin e Rinisë e pastaj strukturat e Degës së LDK-së dhe veçmas si të zgjedhur direkt nga votat e qytetarëve si anëtar të Kuvendit Komunal të Fushē Kosovës. Dy të rinj të edukuar me gradat e larta arsimore, të orientuar në rezultate në punën e tyre nga sonte bëjnë një hap të rëndësishëm për të kërkuar votën e qytetarëve dhe me besimin e tyre të përfaqësojnë dhe punojnë për interesat e ligjshme e publike të qytetarëve tanë. Unë nuk kam asnjë dyshim që kandidatët tanë janë tē denjë dhe mezi pres t'i shoh duke shkëlqyer me aktivitetin e tyre. Fushë Kosova do jetë krenar me ata edhe në Parlamentin e Republikês sonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme