Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht, Qeveria të zgjidhet urgjentisht - NACIONALE

Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht, Qeveria të zgjidhet urgjentisht

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që Kuvendi të konstituohet dhe qeveria të zgjidhet sa më shpejt.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur ”, tha presidentja Osmani.

Presidentja nuk ka dashur të komentojë largimin e nënkryetarëve serbë nga ‘pakoja e votimit’.

Lajme të ngjashme