Osmani kujton eksodin: Mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë gjatë regjimit të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një status, në të cilin ka përkujtuar eksodin e madh gjatë luftës së fundit.
Në “X”, Osmani ka shkruar se gjatë luftës së fundit, mbi gjysma e popullsisë së Kosovës u bë refugjatë. Krejt kjo, sipas Osmanit, për shkak të veprimeve të Slobodan Millosheviqit, ish-presidentit autoritar të Serbisë, që gjerësisht njihet si “Kasapi i Ballkanit”.
“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.
Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese.
Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë #Ditë Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo” – ka shkruar presidentja Osmani.
During the last war in Kosovo, over half of our population became refugees as a result of Milosevic’s genocidal actions.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2024
Each and every one of us carried a story, a livelihood.
The people of Kosovo understand the profound suffering and sacrifice of refugees worldwide. On this… pic.twitter.com/cZyxRQ6nXN