Osmani jep detaje nga takimi me Vuçiq: Zgjidhja është afër - NACIONALE

Osmani jep detaje nga takimi me Vuçiq: Zgjidhja është afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se një zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës është afër.

Osmani e cila duket se në njëfarë mënyre “e ka marrë në duar” situatën, ka paralajmëruar se zgjidhja për de-përshkallëzim është afër.

“Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit, unë jam duke punuar shumë gjerësisht me partnerët tanë amerikanë, si dhe me partnerët nga BE-ja, dhe të gjithë jemi të të njëjtit mendim se një rrugë përpara, një zgjidhje për de-përshkallëzimin është shumë afër, por ne duhet të sigurohemi që fokusi të jetë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, jo vetëm në një pjesë të saj”- ka thënë Osmani.

Tutje ajo është shprehur se nuk e ka pasur në plan të takohej me Vuçiqin, por se i është përgjigjur pozitivisht ftesës nga miqtë ndërkombëtar.

“Nuk e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiqin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë.

Ne ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra. S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiqin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë.

Ajo ka dhënë detaje të bisedës me Vuçiq, duke thënë se Presidenti serb, vajtonte, ankohej e nuk e thoshte të vërtetën.

“Mund të them se Vuçiqi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”,

Tutje Osmani, ka thënë se marrëveshja e dakorduar ndërmjet Kurtit e Vuçiq duhet respektuar. Madje Presidentja bëri të ditur se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe gjatë takimit, të së enjtës.

“U zotua në Bruksel e pastaj thotë se s’do ta implementojë duke vënë në pikëpyetje gjithçka. Së dyti, i kërkova të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe së treti që të heqë përkrahjen për bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë. Dhe në fund ritheksova përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme