Osmani garanton senatorët amerikan: Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me delegacionin e Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, ka thënë se Kosova është partnere strategjike e ShBA-së, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka thënë se Kosova nuk do t’i ikë detyrimeve të saj që dalin nga dialogu me Serbinë. Presidentja ka garantuar senaorët se Kosova do t’I zbatoj të gjitha detyrimet e saja që vijnë si rezultat i dialogut.
“Ky takim i sotëm vjen nga vizita që kisha në ShBA. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është e rëndësishme dhe ekzistanciale”.
“Të dy dhomat e senatit kanë luajtur rol kyç. Kosova është partnerë kyç i ShBA-së. Kosova luajtur kyç edhe në politikën e jashtme, duke vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë si dhe strehimi i refugjatëve sirianë e afganë”.
“Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha tutje Osmani.