Osmani e takon anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës - NACIONALE

Osmani e takon anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

Ajo ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se në këtë takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. 🇽🇰 🇧🇦 . Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme