Osmani e konfirmon se është takuar me komandantin e FSK-së e ministrin e Mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani raportohet se ka konfirmuar takimin me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas “EO”, Osmani shkurt ka thënë se janë takuar.
“Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.” – u shpreh presidentja.
Ndryshe, thirrjen e këtij takimi ditë më parë e konfirmoi edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.
“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional.” – kishte thënë ai.
Ndërkohë, ditëve të fundit në vend ka qenë temë kryesore çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.