Osmani dhe Kurti e dënojnë sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës - NACIONALE

Osmani dhe Kurti e dënojnë sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Ata e kanë dënuar këtë sulmin, duke i dëshiruar kryeministre daneze shërbim të shpejt.

E para e shtetin sulmin e ka cilësuar të tmerrshëm.

“Sulmi i tmerrshëm sonte ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

I shqetësuar me sulmin është shprehur edhe kryeministri Albin Kurti.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se kryeministrja daneze Mette Frederiksen u sulmua sot në Kopenhagë. Kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të BE-së. Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë Kryeministrit Frederiksen një shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti në “X”.

Lajme të ngjashme