Osmani për zgjedhjet në veri: Sipas të gjitha gjasave pritet të mbahen më 18 dhjetor - NACIONALE

Osmani për zgjedhjet në veri: Sipas të gjitha gjasave pritet të mbahen më 18 dhjetor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me përfaqësuesit e partive politike në vend. Kjo për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve nga kryetarët serbë atje. Me shumë gjasë, qytetarët në veri do të votojnë me 18 dhjetor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka deklaruar se afati i fundit për ta shpallur zyrtarisht datën e zgjedhjeve është nesër. E procesi zgjedhor, duhet të mbahet 30 deri 45 ditë pas dorëheqjes së kryetarëve.

“Është obligim ligjor i Presidentes që të bëj shpalljen e zgjedhjeve. Përveç këtij detyrimi, është detyrimi për konsultim sa i përket datës së zgjedhjeve. Edhe takimi i sotëm me partitë në Kuvendin e Kosovës dhe partitë që janë të regjistruara është i tillë. Ato u ftuan sot të diskutojnë për datën. Ligji parasheh që nga momenti i dorëheqjes, duhet të shpallen zgjedhjet brenda 10 ditësh, pra nesër është afati i fundit, dhe zgjedhjet duhet të mbahen 30-45 ditësh. Që do të thotë data e fundit është 18 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve,” - deklaroi Osmani, transmeton Nacionale.

Osmani tha se sipas të gjitha gjasave data për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore është 18 tetori.

“Nga të gjitha partitë që ishin kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse siç e përmenda është data e fundit ligjërisht, dhe do t’i jepte hapësirë KQZ-së të bëj përgatitjet e nevojshme. Sapo t’i përfundojmë këto deklarime, do të mblidhemi me ekipin tonë ligjor dhe do ta bëjmë publik vendimin. Sipas të gjitha gjasave do të jetë data 18 dhjetor, posa të marrë konfirmim nga KQZ-ja dhe institucionet e sigurisë”, deklaroi më tutje Osmani.

No description available.

Presidentja e vendit kërkoi ndihmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që organizimi i zgjedhjeve të jetë sa më në nivel.

“Ka procedura që duhet të respektohen. Në të njëjtën kohë unë do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve, dhe poashtu duhet të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme të institucioneve të sigurisë, që fushata e dita e zgjedhjeve të shkojë pa tensione dhe gjithçka qetë,” - theksoi Vjosa Osmani.

“Të ndërmerren të gjithë hapat që siguria e qytetaërve tanë të jetë primare. Sot në mbrëmje më së largu nesër në mëngjes do ta shpallim vendimin. Dua t’i siguroj qytetarët serbë që vendimi për shpalljen e zgjedhjeve, asesi nuk është çështje dëshire, vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Përveç ligjit për zgjedhje është edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që e obligon presidenten brenda 10 ditësh t’i shpallë zgjedhjet. Ne vetëm po e respektojmë Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.

Në fund, Osmani bëri thirrje që qytetarët t’i përgjigjen masivisht për ditën e zgjedhjeve.

“Shpresoj që të marin pjesë sa më shumë qytetarë që jetojnë në këto 4 komuna. Do t’i marrim të gjitha masat, që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të realizojnë të drejtën e tyre”, përfundoi Vjosa Osmani.

Katër komunat që do të shkojnë në zgjedhje janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani. Kjo pas dorëheqjeve nga kryetarët serbë, pas situatës politike të krijuar në veri.

Pse dhanë dorëheqje kryetarët e Listës Serbe?

Supsendimi i drejtorit të Policisë së Kosoëvs për veri, Nenad Gjuriq dhe vendimi i qeverisë për targat ishin dy arsyet kryesore sipas përfaqësueseve serbë të Kosovës që të largohen nga institucionet.

Pas kësaj, Lista Serbe të dielen mbajti një tubim në sheshin e Mitrovicës Veriore, ku shprehën pakënaqësitë ndaj këtyre vendimeve.

Ata kërkuan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe tërheqjen e vendimit për targat.

Situata e krijuar në veri të vendit, nxiti reagimin e SHBA-ve dhe BE-së, të cilët kërkuan që çështjet të zgjidhen përmes dialogu.

ShBA kërkoi nga Kosova shtyrjen e vendimit për targat dhe të njejtën kohë themelimin e Asociacionit.

Kujtojmë se përveç dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listë Serbe, ngjashëm kanë vepruar edhe kryetarët e komunave, gjyqtarë të gjykatave si dhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme