Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e saj, Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.