Osmani bisedon me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në Pragë të Çekisë ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara, Alexander Kasanof.
Osmani ka njoftuar se gjatë takimit ta diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi, e rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon.
"Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi", shkroi Osmani.