Osmani: 28 Nëntori na kujton çmimin e lirisë dhe sakrificat që janë bërë nder shekuj - NACIONALE

Osmani: 28 Nëntori na kujton çmimin e lirisë dhe sakrificat që janë bërë nder shekuj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se 28 Nëntorit, Dita e Flamurit, iu kujton shqiptarëve çmimin e lartë të lirisë.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shefja e shtetit ka deklaruar se kjo datë është moment reflektimi për atë që heronj kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te komandanti Adem Jashari.

Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë. Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, ka thënë Osmani./EO/

Lajme të ngjashme