OSBE: I dënojmë sulmet ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve - NACIONALE

OSBE: I dënojmë sulmet ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në protestat e sotshme në Zveçan.

OSBE ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të vendit.

Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës”.

Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë ​​për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente”.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së.

Lajme të ngjashme