Organizata e afërt me pushtetin, transport falas për protestën kundër Asociacionit - NACIONALE

Organizata e afërt me pushtetin, transport falas për protestën kundër Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Parlamenti studentor, i udhëhequr nga “Studim, Kritikë, Veprim”, organizatë kjo e afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, nesër pritet që të organizojë një protestë me thirrje kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Tashmë, duket se janë bërë përgatitjet dhe protesta pritet që të fillojë në orën 16:00.

Për të grumbulluar një numër sa më të madh të protestuesve, ka nisur të organizohet edhe transporti falas nga disa prej qyteteve të Kosovës.

Nacionale ditë më parë ka raportuar për afërsinë e kësaj organizate me Lëvizjen Vetëvendosje, ku madje edhe vetë kryeministri Albin Kurti kishte pohuar se ajo është krijuar nga aktivistë studentë të partisë.

Vlen të theksohet, se përkundër presionit ndërkombëtar vetë LVV-ja, nuk ka organizuar ndonjë protestë.

Megjithatë, para disa ditësh një grup i qytetarëve në Gjermani, protestuan para Bundestagut Gjerman, në një organizim të përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme