Orav mesazh për Qeverinë në ardhje: BE do partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm - NACIONALE

Orav mesazh për Qeverinë në ardhje: BE do partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Airo Orav, në një shkrim autorial të botuar në koha.net, thotë se se viti 2026 duhet të ‘sjell institucione funksionale dhe progress të vërtetë për Kosovën’.

Në shumë aspekte, viti 2025 ishte një vit i humbur. Paraliza politike dhe institucionale jo vetëm që i ngadalësoi reformat në vend, por gjithashtu kufizoi aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mbështetja e BE-së, përfshirë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ka paraparë 882 milionë euro për rritjen ekonomike dhe reformat e nevojshme në Kosovë”, shkruan Orav në këtë shkrim autorial.

Ai ka kërkuar që ‘të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë’ dhe të vazhdohen po ashtu reformat në sistemin e drejtësisë.

Kufijtë e Kushtetutës së Kosovës u testuan mjaftueshëm gjatë vitit 2025 dhe nuk kanë nevojë të testohen më tej. Respektimi i sundimit të ligjit, pavarësia e institucioneve të drejtësisë—përfshirë Këshillin Prokurorial të Kosovës—dhe vazhdimi i reformave në drejtësi mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkruan Orav.

Ai thotë se BE ‘ka nevojë për partner të besushëm dhe të qëndrueshëm” si dhe rikujton që zbatimi i marrëveshjeve në kuadër të dialogut me Serbinë, është kyç për rrugën evropiane.

Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm—një partner të aftë për të zbatuar reformat dhe për të respektuar angazhimet që Kosova ka marrë ndaj BE-së, përfshirë ato në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përparimi në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve në rrugët e tyre evropiane”, shkruan Orav. /Shkrimi i plotë: Koha/

Lajme të ngjashme